Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas sulmit në veri, ku një polic u vra e një tjetër mbeti i plagosur.
Berisha shprehi ngushëllime për familjen e policit të ndjerë, dhe uroi shërim sa më të shpejt për policin e plagosur.
“Banda kriminale serbe në Liposaviq kanë ekzekutuar me atentat një polic të Kosovës dhe plagosur një tjetër. Duke u përulur me nderim të thellë para sakrificës sublime të policit që ra në krye të detyrës dhe shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të tij, uroj shërim të shpejt të policit të plagosur”, ka shkruar Berisha.
Ai ka dënuar me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar, duke shtuar se uron që autorët e këtij akti të përballen me ligjin.
“Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal, të frymëzuar dhe sponsorizuar nga ultranacionalistë në pushtet të Beogradit. Uroj që autorët e këtij akti të përballen me ligjin me të gjithë forcën e tij”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për raportin...
Trazirë në Anfield: Tifozët e Liverpoolit marrin vendim radi...
Policia shqiptare kap 4 shtetase kineze për prostitucion, pr...
Rihapet xhamia Al Aqsa/ Ishte mbyllur pas nisjes së luftës n...
OVL-UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftë...
Kurti udhëton drejt Londrës, merr pjesë në Konferencën për M...