Trepça e ka nisur me fitore bindëse edicionin e ri.
Mitrovicasit në javën e parë kanë mundur Istogun me rezultat 65:112 (13:31, 22:32, 13:29, 17:20), ndërkohë që kjo ishte ndeshja e parë për istogasit në elitë, shkruan Federata e Basketbollit të Kosovës, transmeton Arbresh.info.
Mitrovicasit e filluan furishëm sfidën, ku nga fillimi ishin në epërsi, duke e fituar çerekun e parë 13:31 dhe të dytin 22:32.
“Xehetarët” nuk u ndalën as në pjesën e dytë për të thelluar epërsinë më shumë dhe për të fituar 65:112.
Te “Djemtë e Bjeshkët” u dalluan James Stanback me 16 pikë e gjashtë kërcime, Arian Azemi me 15 pikë, Orges Shatri dhe Matthew Lang me nga 13, kurse te mitrovicasit më të mirët ishin Drilon Hajrizi me 20 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, Amin Hot me 18 pikë, katër kërcime e katër asistime.
E rëndë në Durrës, babi ther me thikë vajzën e tij
Presidentja Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare
AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje Aptamil
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore
PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bas...
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar