Liveprooli ka shënuar fitore si mysafir i LASK me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.
Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në rastin e parë të mirë me Florian Flecker që realizoi një super gol.
Pjesa e parë ka mundur të sjellë edhe gola të tjerë, por portieri mohuan këtë gjë.
Më të filluar pjesa e dytë, Liverpooli shtoi forcat drejt sulmit dhe nuk vonoi goli.
Në minutën e 55-të të besuarit e Jurgen Klopp fituan penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Darwin Nunez për 1-1.
Liverpooli mori epërsinë në minutën e 63-të, kur Ryan Gravenberch asistoi te Luis Diaz që shënoi nga afër për 2-1.
Krejt në fund shënoi edhe Mohamed Salah pas një sllallomi në zonën e LASK për 3-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Liverpooli mori tre pikët e para në ndeshjen e parë. /Telegrafi/
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...