Drejtori i Përgjithshëm, Agron Llugaliu ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Prishtinë, Jonas Westerlund.
Diskutimet u fokusuan në avancimin e interesave ekonomike të Republikës së Kosovës dhe Suedisë, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu në këtë takim, u eksploruan mënyra për të thelluar bashkëpunimin duke nxitur lidhje më të forta midis kompanive për të shfrytëzuar potencialin e plotë të të dyja vendeve.
“Të dyja palët shohin mundësi të mëdha në sektorë të ndryshëm që premtojnë përfitime të konsiderueshme ekonomike.”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Ndër të tjera, Llugaliu e siguroi ambasadorin Westerlund se Dogana e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për të lehtësuar dhe mbështetur këtë shkëmbim me të gjitha burimet në dispozicion.
Ambasadori suedez theksoi rëndësinë e planifikimit konkret për këtë bashkëpunim ashtu si dhe angazhimin e palëkundur të ambasadës për forcimin e lidhjeve ekonomike midis vendeve tona, duke krijuar sinergji që nxisin rritjen e shkëmbimeve.
Dyshja u pajtua për të punuar drejt prosperitetit të ndërsjellë!/Arbresh.info
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...