Sonte ishte nata e dytë rresht me ndeshje të shumta në fazat e grupeve në Champions League, me gjithsej 8 ndeshje.
Dy ndeshjet Galatasaray- FC Copenhagen(2-2) dhe Real Madrid – Union Berlin (1-0) janë zhvilluar në orar të njëjtë më fillim nga ora 18:45, shkruan arbresh.info.
Ndërsa gjashtë ndeshje të tjera janë zhvilluar në ora 21:00.
Arsenali arriti fitore të thellë ndaj PSV me rezultat 4-0 (Bukayo Saka 8′, Leandro Trossard 20′, Gabriel Jesus 38′, Martin Odegaard 70′)
Manchester United ishte e pafat ndaj Bayern Munichut, ku shënuan humbje me rezultat 4-3 ( Leroy Sane 28′, Serge Gnabry 32′, Rasmus Hojlund 49′, Harry Kane 53′, Casemiro 88’, Mathys Tel 90+2, Casemiro 90+5).
Ndeshje e flaktë ishte edhe Benfica – Salzburg, ku pati humbje të penalltisë nga Karim Konate në minutën e tretë dhe ndëshkim me karton të kuq për Antonio Silva, ndërsa ndeshja përfundoj me rezultat 0-2 për Salzburgun ( Roko Simic 15′, Oscar Gloukh 51′).
Napoli arriti fitore ndaj Braga rezultat 1-2, ndërsa kapiteni i Kombëtares së Kosovës u zëvendësua në pjesë të parë (13’) pasiqë pësoj një lëndim, ( Giovanni Di Lorenzo 45+1, Sikou Niakate autogol 88’).
Real Sociedadi ndëshkoj Interin pas një gabimi të madh në mbrojte duke shënuar gol në minutën e katër ku autor i golit ishte Brais Mendez, mirëpo skuadra italiane arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 88-të ku autor i golit ishte Lautaro Martinez dhe duke e përfunduar ndeshjen me rezultat 1-1.
Sevilla nuk arriti të i marrë pikët e plota ndaj Lens, mirëpo dy skuadrat ndanë pikët pas një përfundimi me rezultat 1-1, (Lucas Ocampos 9′, Angelo Fulgini 24′).
Pas këtyre ndeshje, kujtojmë që nesër do të fillojë faza e grupeve në Europa League, ku do të zhvillohen plotë 16 ndeshje, gjithashtu do të zhvillohet edhe 15 ndeshje në fazën e grupeve të Conference League.
Vlen të ceket se nesër do të zhvillohet ndeshja e skuadrës kosovare, FC Ballkani të cilët do të jenë mysafir në Republikën e Çekisë, tek skuadra Viktroia Plzen. /arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...