Rumania mundi Kosovën me rezultat 2:0 në kualifikimet për Kampionat Evropian.
Por, rezultati nuk ishte ai që morri vëmendjen kryesore pas ndeshjes, shkruan Arbresh.info.
“Kosova është Serbi” ishte pankarta e prezantuar në stadium nga Ultrasit rumun, gjë që qoi deri tek ndalja e ndeshjes për 50 minutave.
Në pjesën e parë lojtarët dolën nga fusha e ndeshja vazhdoi vetëm pasi ky mesazh u hoq nga tribunat.
E tani sipas mediave rumune UEFA do të marrë sot vendimin për këtë ndeshje.
Rumania pritet të dënohet, por ende nuk dihen masat që do të merren.
“Incidentet në ndeshjen Rumani – Kosovë do të gjykohen nga UEFA të mërkurën. Komisioni Disiplinor i forumit evropian hapi një hetim për diskriminim dhe racizëm në ndeshjen në Arenën Kombëtare.
Sanksioni më i butë që mund të marrë Rumania është një gjobë nga UEFA dhe luajtja e një ndeshjeje në shtëpi me tribuna pjesërisht të mbyllura (një lëndinë ose të dyja të mbyllura), por mund të jetë edhe më keq”, shkruan mediumi rumun Fanatik.
Por, sipas kësaj media rumunët i “frikësohen” edhe faktit se Kosova mund ta fitoj ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtarë 3:0./Arbresh.info/
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...
NATO: S’ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kos...