Vila luksoze e Neymar e vendosur në Mangaratiba (Brazil) ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit.
Autoritetet e kishin akuzuar lojtarin e Al-Hilal se kishte kryer krime të shumta për ndërtimin e një liqeni artificial dhe gjithashtu i kishin vendosur një gjobë shumë të majme, mbi 3 milionë euro. Kjo aferë ka shkaktuar edhe arrestimin e babait të futbollistit.
Siç raportohet nga mediet braziliane, Neymar tani ka vendosur të hidhet në kundërsulm dhe i ka kërkuar bashkisë së Mangaratiba të tërheqë akuzat.
“Kërkojmë që përfaqësuesit e bashkisë të paraqiten publikisht, duke sqaruar realitetin e fakteve, në të njëjtën mënyrë që e bënë publik operacionin në profilet e tyre në rrjetet sociale”,-deklaroi avokati i ish-lojtarit të Barcelonës dhe PSG-së.
Neymar u befasua nga gjerësia e mbulimit mediatik të kësaj çështjeje dhe nga madhësia e gjobës, e cila arriti pothuajse në kohë reale.
Padia, sipas avokatit të tij, do të ishte ngritur me “lehtësi dhe pa prova”, vetëm për të shfrytëzuar faktin që është personazh publik dhe që ka shumë vëmendje mediatike./ss
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar