Kombëtarja shqiptare e të amputuarve edhe zyrtarisht do të marrë pjesë turneun e Ligës së Kombeve, që do organizohet nga Federata Europiane e Futbollit për të Amputuar në bashkëpunim me UEFA-n në Skoci në datat 27-29 tetor, lajmin e ka bërë me dije vetë Fshf-ja në webin zyrtar të saj.
Ky kompeticion do të funksionojë njësoj si ai i UEFA-s dhe organizohet për herë të parë për futbollin e të amputuarve, ndërkohë që ekipet pjesëmarrëse janë ndarë në katër divizione sipas renditjes së tyre. Çdo divizion përbëhet nga 4 ose 5 ekipe, të cilat do të luajnë ndeshje me sistem grumbullimi pikësh, përcjell arbresh.info.
Kombëtarja shqiptare e do të garojë në Divizionin D të Ligës së Kombeve të Futbollit për Amputuar së bashku me Kosovën, Azerbajxhanin, Holandën dhe Skocinë, kurse ndeshjet do të luhen në qendrën sportive Dalgety Bay, Fife, Skoci.
Skuadra e fundit në grup do të bie një divizion më poshtë, ndërsa skuadra që renditet e para do të ngjitet një divizion më lartë.
Ky turne iu jep një shans kombëtareve për t’u kualifikuar për në finalet e Euro 2024 për të amputuarit.
Ndërkohë që Kosova ende nuk dihet se a do të marr pjesë në këtë event pasi nuk po gjen përkrahje financiale./arbresh.info/
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...