Kryetari i Shtërpcës sot para gjyqit

09:45 | 29 Dhjetor 2015
M. A.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq do të paraqitet sot para Gjykatës Themelore në Ferizaj. Ai, akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Së bashku me Nikoliqin, në këtë rast akuzohet edhe zyrtari i prokurimit të kësaj komune, Agim Rexhepi.

Prokuroria i akuzon Nikoliqin e Rexhepin se më datë 16 dhjetor në Shtërpcë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, dhe personi tjetër në cilësinë e personave zyrtarë dhe atë duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik të Kosovës, nuk kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare në atë mënyrë që kanë lidhur aneks-kontratë në vlerë prej 346 mijë euro me operatorin ekonomik “Albes”, duke tejkaluar kështu 10 % e vlerës së kontratës bazë prej një milion e gjysmë euro për ndërtimin e tri ndërtesave në Shtërpce, me të cilin kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, dhe kështu kanë kryer veprën penale në bashkë-kryerje, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, transmeton KosovaPress.

“Vazhdon seanca gjyqësore me komunikimin e aktgjykimit ndaj të pandehurit Bratisllav Nikoliq dhe Agim Rexhepi, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal te Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.

 

Shpërndaje në rrjete sociale