Anëtarët e grupit për klimën Gjenerata e Fundit, e kanë bllokuar trafikun në disa pjesë të Berlinit të hënën, duke nisur një valë të re të protestave me thirrjet për dhënie fund të përdorimit të lëndëve djegëse të papërpunuara.
Në mëngjesin e së hënës, trafiku është penguar në 21 lokacione të ndryshme.
Edhe linjat e autobusëve janë prekur nga protestat.
Gjenerata e Fundit ka thënë se protestën e ka nisur në 23 lokacione në kryeqytetin gjerman, përfshirë daljet nga autostrada dhe rrugët që të çojnë në Berlin.
Në disa zona, aktivistët janë ngjitur për asfalti, ka thënë policia, një veprim që e ka kryer grupi edhe në të kaluarën.
Policia ka thënë se disa kanë përdorur ngjitës shumë të fortë, duke e vështirësuar largimin e tyre nga zona.
Qyteti i Berlinit i ka angazhuar 500 zyrtarë policorë për t’u marrë me bllokadat.
Gjenerata e Fundit, e cila i ka organizuar protestat për klimën prej vitit 2022, ka bërë të ditur më 8 shtator se do ta nisë valën e re të protestave – pa datë të mbarimit.
Kërkesat e grupit janë që t’i jepet fund përdorimit të lëndëve djegëse të papërpunuara deri më 2030.
Aktualisht, Qeveria në Berlin planifikon që ekonominë gjermane ta bëjë neutrale ndaj klimës deri më 2045.
Të dielën, anëtarët e grupit kanë gjuajtur me ngjyrë portokalli drejt Portës ikonë të Berlinit Brandenburg, duke nxitur kritika të ashpra.
Katërmbëdhjetë persona janë arrestuar dhe gjashtë prej tyre janë ende në mbajtje./rel/
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...