Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani i ka dal në mbrojtje kryeministrit të vendit, Albin Kurti pasi ky i fundit ka hedhur akuza ndaj të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se po bashkëpunon me palën serbe.
Lexo edhe:
Me anë të një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se Lajçak ka qenë vazhdimisht në lajthitje nga Beogradi dhe kjo sipas tij, mund ta largoj përfundimisht nga ndërmjetësimi i dialogut, shkruan Arbresh.info.
“Skandali që mund t’i del Lajçakut dhe ekipit të tij, do ta largojë atë përfundimisht nga ndërmjetësimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Lajçak ka qenë vazhdimisht në lajthitje nga Beogradi, përmes metodave dhe kapaciteteve që ka në dorë Vulini”, ka shkruar Ramadani.
“Ai ka minuar kështu përpjekjet për rezultate në dialog, duke i shërbyer qëllimit të Serbisë për të mos normalizuar raportet me Kosovën”, ka shtuar në fund ish-kryeinspektori i AKI-së./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...