Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak për takimin e 14 shtatorit në Bruksel.
Kurti tha se Lajçak spo bashkëpunon me palën serbe në këtë proces dhe po mbron interesat e saj.
Sipas tij, Lajçak duhet t’i japë llogari Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Evropian.
“Kjo duhet diskutuar, kjo mënyrë aspak neutrale e ndërmjetësimit. Emisari Lajçak natyrisht që nuk më jep llogari mua si kryeministër por ai duhet t’i japë llogari Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Evropian. Unë besoj që ajo çfarë kam thënë këto ditë e fundit është mëse e mjaftueshme për këtë llogaridhënie të tij atje”, tha i pari i Qeverisë./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...