
photo by: @Shpend Ahmeti
Prishtina nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë kundër Lirisë në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e zhvilluar në Qendrën Nacionale të FFK-së në Hajvali përfundoi 1:1, shkruan Arbresh.info.
Në minutën e 34-t u zhbllokua rezultati me anë të golit të Leotrim Kryeziut.
Liria mendoi se kishte barazuar në minutën e 54-t, por goli i Andri Stafa u anuluar, pasi lojtari kishte shkaktuar faull.
Megjithatë skuadra nga Prizreni nuk u dorëzua dhe Prince Tjiueza shënoi në minutën e 75-të.
Prishtina pati mundësi ideale të fitonte ndeshjen, por goditjen e Leotrim Kryeziut nga pika e bardhë e ndali Arlis Shala.
Prishtina nuk e ka filluar fare mirë stinorin dhe në pesë ndeshjet e para ka vetëm dy fitore e tre barazime, nga ana tjetër Liria ka tri fitore, një humbje e një barazim./Arbresh.info/
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...