Manchester City ka marrë fitoren e pestë në po aq ndeshje në Ligën Premier.
Citizens triumfuan me përmbysje në udhëtim te West Ham United me rezultat 1-3, në një ndeshje spektakolare.
Pas ndeshjes trajneri Pep Guardiola ka thënë se ka qenë një fitore shumë e rëndësishme, përkundër mungesave të mëdha që kishin në radhët e veta.
“Bëmë shumë ndryshime gjatë 90 minutëshit pasi West Ham është një skuadër që mbrohet me shumë lojtarë, jam jashtëzakonisht krenar për djemtë e mi. Ishte një fitore e madhe duke llogaritur edhe dëmtimet që kemi”, tha Pep pas ndeshjes, shkruan telegrafi.
Pep ka lavdëruar transferimin e ri belgun Jeremy Dokun që realizoi golin e parë në këtë sfidë.
“Në ndeshjen e parë me skuadrën, Doku m’u duk pak i turpshëm. Me një lojtar të ri si ai duhet durim, nuk pres gjithçka nga Doku”.

“Megjithatë, më duhet ta theksoj se në këtë ndeshje më la një shije të mirë. Duhet të mësojë”.
“E rëndësishme është që në fushë secili lojtarë të tregohet vetvetja dhe të mos ta komplikojë më kot manovrën”, u shpreh Guardiola.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...