Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi, ka pritur në takim zëvendës komandantin e KFOR-it Gjeneral Brigade József Szpisják me stafin e tij.
Gjatë këtij takimi përveç tjerash, u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan dhe KFOR-it.
Në njoftim thuhet se nga të dyja palët situata e sigurisë u vlerësua e qetë dhe stabile.
Kolonel Rukiqi ka falënderuar Szpisják për angazhimin e tyre në mbështetje të Policisë së Kosovës duke e cilësuar si një mision të rëndësishëm në fushën e sigurisë./Arbresh.info/
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime