Të enjten e 14 shtatorit në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në praninë e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
BE ka njoftuar se Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, të cilët do të pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh, përcjell Arbresh.info.
“Takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale”, thuhet në njoftimin e BE-së.
Pasi të përfundojnë takimet, Borrell ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për media, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt./Arbresh.info/
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohen shkronjat “UÇK” mbi Gurin e Shpum në Kaçanik, polic...
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...