Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka nderuar viktimat e sulmit terrorist të ndodhur 22 vite më parë në SHBA.
Sipas njoftimit, sot në të gjitha kazermat e FSK-së u rreshtuan ushtarë, nënoficerë e oficerë të Kosovës duke lëshuar flamujt në gjysmë shtizë, “për të qenë më afër familjeve e popullit amerikan siç ishin ata me ne në kohët më të vështira.”, shkruan Arbresh.info.
“Në shenjë nderimi dhe përkujtimi për viktimat e sulmit terrorist të ndodhur 22 vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, u rreshtuan ushtarë, nënoficerë e oficerë të Kosovës duke lëshuar flamujt në gjysmë shtizë, për të qenë më afër familjeve e popullit amerikan siç ishin ata me ne në kohët më të vështira.”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Arbresh.info
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...