Pas shumë përpjekjeve që ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme, më në fund është bërë i mundur evakuimi i 7 shtetasve të Kosovës nga Jemeni, që ishin me banim të përkohshëm atje.
Adem Shala, Lindita Shala, Bledar Shala, Blinera Shala, Elma Shala, Basri Dautaj, Mona Ibrahim, Mohammed Ahmed, bashkëshortja e Basri Dautaj, janë emrat e 7 shtetasve kosovarë.
Këta qytetarë, pas një intervenimi ushtarak në Jemen, kishin kërkuar ndihmë nga Ambasada e Kosovës në Riad.
Autoritetet e Kosovës, bashkë me autoritetet turke dhe pakistaneze, që gjithashtu kishin qytetarë të tyre në zonën e luftës, kishin organizuar disa herë operacione për evakuimin e tyre, por për arsye të rrezikshmërisë së lartë të udhëtimit ajror ishin detyruar që t’i anulojnë ato deri më tash.
Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka bërë të ditur se shteti i Xhibutit kishte shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës që t’i evakuojë shtetasit dhe operacioni për evakuimin e tyre pati sukses”, ka thënë Selimi. Këta shtetas të Kosovës sonte në mbrëmje pritet të arrijnë në Prishtinë./arbresh.info/
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...