Tifogrupi “Dardanët” e kanë shpalosur një koreografi mjaft interesante gjatë ndeshjes Kosovë-Zvicër që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.
Koreografia u shfaq në tribuna, ndërsa i dedikohej lojtarëve, policëve dhe mjekëve të Kosovës.
Në krye të saj, qëndronte këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, e cila e kishte të vendosur flamurin e Kosovës, sekuencë kjo e klipit “Shine Ya Light” të realizuar në vendin tonë.
Kjo i pëlqeu këngëtares, e cila edhe reagoi në rrjetin social Instagram.
“Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën”, ka shkruar ajo në Instastory.
Të shtunën mbrëma, Kosova arriti ta marrë një pikë tejet të rëndësishme nga Zvicra, në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë.
Loja e rëndësishme për kualifikimet në Kampionatin Evopian “EURO 2024”, përfundoi 2:2.
Ndërkaq të marten ekipi i udhëhequr nga Primozh Gliha, do të luajë si mysafire e Rumanisë.
Fitorja eventuale do të mund t’i rriste gjasat e kualifikimit në evropian./prive

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali