Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka thënë se Zvicra është përgatitur për ndeshjen kundër Kosovës po që tash një gjë e tillë duhet treguar në fushë.
Ai ka folur në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes, e cila është e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
“Ne e njohim mirë Kosovën dhe lojtarët e saj. Trajneri na ka përgatitur njësoj, jemi përgatitur shumë mirë dhe tani duhet të tregojmë veten në fushë”, ka thënë futbollisti i Bayer Leverkusen. “Është një ndeshje e veçatë për mua dhe familjen. Nuk krahasohen sepse është ndryshe, jam i kënaqur që jam këtu dhe pres nesër një ndeshje me shumë emocione”, tha ai.
Pas katër ndeshjeve Kosova gjendet e parafundit në Grupin I, me vetëm tri pikë. Grupin e kryeson pikërisht Zvicra, e cila ka arritur të grumbullojë dhjetë pikë./rtk
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos