Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu, tha se përmes një aksioni simbolik, para stacionit policor në Bujanoc, ka kërkuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë që ta respektojnë Kushtetutën, për numrin e policëve nga komuniteti shqiptar.
Lutfiu ka thënë që numri i policëve shqiptar është tejet i vogël si dhe shumë prej tyre janë afër pensionimit.
“‘Respektojeni Kushtetutën’, ishte thirrja që i bëmë sot Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Neni 77 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë thotë: ‘Lidhur me punësimin në organet shtetërore, në ndërmarrjet publike, organet e krahinës, vetëqeverisjes lokale duhet të kihet parasysh përbërja nacionale dhe përfaqësimi proporcional i pakicave nacionale”, ka shkruar Lutfiu në Facebook.
Sipas tij, numri i policëve shqiptarë është tejet i vogël, madje shumë prej tyre janë afër pensionit dhe as edhe një polic nuk është i pranuar viteve të fundit nga komuniteti shqiptar.
“I bëjmë thirrje Bashkësisë ndërkombëtare që ta kenë vëmendjen tek gjendja e shqiptarëve në Serbi, sepse diskriminimi ka prekur kufijtë e racizmit”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot