Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës, dhe Kulturës (SBAShK) ka dalë me një reagim ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit, të cilit duke thënë se urojnë që nga Këshilli Ekonomik Social në Holandë të marrë mësime se si zhvillohet dialogu social.
Ndër tjera, theksohet se Qeveria e Kosovës ka qasje të gabuar ndaj sindikatave dhe partnerëve socialë.
“Zëvendëskryeministër Bislimi çka do t’i thuash Këshillit Ekonomik Social të Holandës? Tregoju të vërtetën se me fajin e Qeverisë sonë mungon dialogu i mirëfilltë social. Ju trego se nga marsi e këndej është dashur të shpallet konkurs për të aplikuar punëdhënësit, pra odat, dhe sindikatat për përbërjen e re të Këshillit Ekonomik Social, por kjo nuk ndodhi me fajin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në reagim.
Ndryshe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt qytetit të Hagës në Holandë.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite zyrtare, ndër të tjera, Bislimi do të ketë bashkëbisedim me deputetët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës si dhe vizitë në Këshillin Ekonomik dhe Social (SER)./Arbresh.info/
lexo edhe:
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit