Kombëtarja shqiptare e futbollit e vazhdon sot kampanjën kualifikuese të Kampionatit Evropian.
Kuqezinjtë do të përballen sonte me Çekinë në udhëtim me fillim nga ora 20:45.
Kombëtarja e Shqipërisë nuk konsiderohet favorite për të triumfuar, sipas kuotave të publikuara nga kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com”.
Fitorja e Çekisë llogaritet me kuotën 1.50, barazimi 3.80 ndërkohë për triumfin e Shqipërisë kuota llogaritet 7.00.

Aktualisht Republika Ceke është e para në grupin E me shtatë pikë, një më shumë se Shqipëria.
Tri ditë më vonë Shqipëria në Air Albania do ta presë Poloninë ku do të kërkojë fitore.
Dy vendet e para të secilit grup, kualifikohen direkt në Kampionatin Evropian ‘’Euro 2024’’./Lajmi.net/
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran