Kampioni i Kosovës, Ballkani ka prezantuar përforcimin e ardhës.
Bëhet fjala për mesfushorin, Bernard Karrica, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra nga Suhareka, përmes një postimi në Facebook.
“E prezantojmë edhe një armë të fortë në pjesën ofanzive. Me kënaqësi njoftojmë të gjithë dashamirët tanë se skuadrës kampione i bashkohet edhe Bernard Karrica. Klubi i dëshiron Karricës suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, thuhet në njoftim.
22-vjeçari ishte pjesë e shpresave të Kombëtarës së Shqipërisë (U-21) dhe ka luajtur për disa skuadra të Kroacisë, përfshirë Rijekan dhe Dinamo Zagrebin./Arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës