Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj në përmbyllje të këtij viti i ka bërë të hënën një bilanc të aktiviteteve të saj, të cilat, sipas drejtuesve të këtij subjekti, kanë pasur shtrirje dhe efekte, si në nivelin nacional, ashtu edhe në atë lokal.
Duke iu referuar angazhimeve që janë bërë në nivel vendi, i pari i kësaj qendre, Emrush Xhemajli, është ndalur tek veprimet e fundit që lidhen me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin.
Xhemajli tha se si lëvizje në Ferizaj i tërë angazhimi është fokusuar në parandalimin e depërtimit të Serbisë në Kosovë përmes Asociacionit.
”Kemi qenë aktiv në parandalimin e depërtimit të Serbisë brenda Kosovës përmes Asociacionit. Në forma të ndryshme i kemi njoftuar qytetarët për rreziqet që i kanosen vendit me këto marrëveshje”, tha Xhemajli, duke shtuar se në këtë kundërshtim rezistenca e qytetarëve të Ferizajt ka qenë në nivelin më të lartë.
“Si rrjedhojë e aktivitetit tonë, në Ferizaj janë mbledhur 17 mijë nënshkrime në kundërshtimit të Asociacionit dhe këtu Ferizaj qëndron në vendin e parë dhe natyrisht së bashku edhe me protestat kjo e k a pasur efektin”, ka nënvizuar Xhemajli.
Lidhur me zhvillimet në nivel lokal, ai tha se pushteti aktual i Ferizajt brenda këtij viti ka pasur shumë dështime, duke i përmendur punësimet që janë bërë në baza familjare e partiake dhe pa konkurse.
Edhe këshilltari i VV-së në Kuvendin Komuna Sylejman Zeka, duke elaboruara punën e ekzekutivit të komunës, përmendi një mori defektesh që i kanë përcjellë institucionet lokale si, mostransparenca, mungesa e një regjistri të pasurisë së komunës, e deri te mungesa e vullnetit për t’i debatuar çështjet me rëndësi ,siç ka qenë rasti me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ky subjekt ka thënë se edhe gjatë vitit të ardhshëm do të jetë zë i fuqishëm i përfaqësimit të interesit qytetar, ndërsa gjatë ditës aktivistë të tij në bredhin e vendosur në sheshin e qytetit kanë vendosur pankarta, duke ia numëruar dështimet kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqa.
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...