Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë, kur dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e quajtur “Kali i Trojës”. Automjeti me drejtues shtetasin Sh. Xh., 59 vjeç, banues në Itali, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. T., 23 vjeç.
Nga përplasja janë dëmtuar pasagjeret në automjetin që drejtohej nga 59-vjeçari, bashkëshortja dhe vajza e tij, të cilat po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që ka nisur hetimi për ngjarjen./tch/
Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...