Një veturë e tipit BMW me targa vendorë është vjedhur dje në Skenderaj nga persona të panjohur, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, pronari i veturës e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik.
Njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar edhe prokurori.
“Skenderaj 01-02.09.2023 – NN. Ankuesi kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit BMW me targa vendore, të cilët e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik. Njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...