Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, Ministria e Arsimit ka hapur konkurs për bursa.
“70 bursa në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike. Me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, kemi hapur konkursin për bursa për nxënës në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në drejtimet deficitare si dhe bursa për vajza në drejtime teknike”, ka shkruar ajo.
Nagavci tha se vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro.
“Vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për një vit shkollor. Numri total i bursave është 70, prej tyre 40 në drejtimet deficitare dhe 30 në drejtimet teknike. Në drejtimet deficitare mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e IAAP-ve, ndërsa për drejtimet teknike vetëm vajzat”, shton ministrja./Arbresh.info/
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...