Roma do të jetë qyteti i parë revolucionar në Itali, ku nxënësit deri në moshën 19 vjeç do të udhëtojnë gratis në mjetet e transportit publik e përgjatë gjithë vitit shkollor.
Sipas ligjit në fuqi në mjetet e transportit publik janë të detyruar të paguajnë biletën fëmijët nga moshat 11 vjeç e deri në moshë madhore.
Abonimet mujore të transportit publik sipas të ardhurave familjare shkojnë nga 150 deri në 250 euro e për familjet me dy fëmijë adoleshentë në shkollë, kosto mujore për lëvizjen e tyre është 500 euro.
Ky vendim i bashkisë së kryeqytetit italian favorizon këtë fashë të rinjsh e sipas parashikimeve do të përfitojnë rreth 400 mijë nxënës romanë.
Gjithashtu një fond prej 2 milionë euro është miratuar për të ndihmuar të rinjtë me familje me të ardhura të ulëta, për të frekuentuar gratis kurse sportive./abcnews.al
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...