Maqedonia e Veriut mund të jetë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.
Kjo është shpresa që ndau të enjten me publikun maqedonas kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Kreu i socialdemokratëve tha se që kjo të ndodhë duhet që opozita të bashkohet me nismën për të miratuar ndryshimet kushtetuese, të cilat e njohin minoritetin bullgar ndër pakicat shtetformuese të Maqedonisë së Veriut.
“Janë të qarta mesazhet se për herë të parë pas shumë vitesh BE-ja është gati për zgjerim dhe pranim të anëtarëve të rinj deri në vitin 2030. Kjo përkon me qëllimin tonë dhe me çfarë po punon qeveria. Nëse i marrim vendimet e nevojshme në Kuvend, në vitin 2030 do të jemi shteti i parë nga Ballkani Perëndimor që do të bëhet anëtar i BE-së,” u shpreh Kovaçevski në emisionin “Vesti Plus” në Kanal 5.
Kryeministri maqedonas fajësoi politikat e opozitarëve të VMRO-DPMNE-së se e ka izoluar vendin dhe e ka lënë të presë në dyert e BE-së.
“Kemi qenë 17 vite në dhomën e pritjes së BE-së, falë politikave të qeverisë së DPMNE-së, dhe 11 vite në izolim. E nisëm rrugëtimin tonë europian së bashku me Kroacinë. Sot, Kroacia është vend anëtar i BE-së, një shtet anëtar i Shengenit dhe një vend që futi euron. Ndërsa ne vetëm i filluam negociatat vitin e kaluar. Mospranimi i vendimmarrjes sot do të thotë pikërisht kjo, pengimin e përparimit të shoqërisë sonë,” tha kryetari i LSDM-së, Kovaçevski.
Sipas tij, 80 për qind e maqedonasve janë pro integrimit të shtetit në BE.
“Mosmiratimi i vendimeve sot do të thotë pikërisht këtë, pengimin e përparimit të shoqërisë sonë,” përfundoi kryeministri Kovaçevski./rtsh
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...