Biznesmenit Ridvan Muharrremi tashmë i është i ngritur një aktakuzë për vjedhje të rrymës në biznesin e tij.
Aktakuza është ngritur më 6 gusht të 2021-ës derisa dëmi që Prokuroria pretendon se i është bërë KEDS-it është 2 mijë e 473 euro.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Ridvan Muharremi po akuzohet se më datë 19 nëntor 2020 në furrën e tij, me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme, me qëllim që vetit t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme ka shfrytëzuar njësorët e energjisë elektrike paautorizim të furnizuesit në këtë rast KEDS.
Avokati i Muharremit, Mahmut Halimi, ka thënë se nuk e përfaqëson Muharremin në këtë lëndë por vetëm në rastin e rezervave shtetërore
“S’kam lidhje me këtë rast të Ridvanit”, ka thënë Halimi.
Ridvan Muharremi aktualisht është në paraburgim pasi po dyshohet nga Prokuroria Speciale se ka ndërmjetësuar kundërligjshëm në blerjen e rezervave shtetërore nga Turqia dhe Polonia.
Ai dyshohet se iu ka ndihmuar dy zyrtarëve shtetërorë Hafiz Gara, Irfan Lipovica , që të shkelin ligjin kur kanë porositur blerjen e rezervave shtetërore.
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos