Policia në Gjilan e ka zbatuar planin operacional “Goditja 2023” pas mesantës ku është ndaluar për kontroll rutinore një veturë.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se, në veturë ndodheshin dy persona të dyshuar me inicialet J.I dhe N.M, ku tek të cilët janë gjetur substanca narkotike e llojit marihuanë 82 qese, një peshore digjitale, një pako me letra mbështjellëse “Rizlla”, 205 euro para të gatshme dhe disa para të metalta dhe tre telefonë celularë, përcjell Arbresh.info.
Për rastin janë njoftuar njësitet antidrogë të cilët do të merren me hetimin e këtij rasti./Arbresh.info/
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...
Qeveria vendos, Kuvendi e ka në dorë dërgimin e trupave të F...
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...