Janë arrestuar tre persona pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dhe një thikë.
Në raportin e policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:15, në Ferizaj, përcjell Arbresh.info.
Tutje, në njoftim thuhet dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
“Ferizaj. 30.08.2023 – 01:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 53.95 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, dhe një thikë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...
E marta me diell e vranësira, temperaturat deri në 30°C
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...