Gjykata sot pritet të vendos për vazhdimin ose jo të masës së arrestit shtëpiak për deputetin e Kuvendit, Albin Kurti. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, transmeton KTV.
Kurti, tani gjendet në arrest shtëpiak me vendim të Gjykatës Supreme, por i cili është i vlefshëm deri sot, më 28 dhjetor.
Ndërkohë, për të tashmë ekziston një tjetër vendim, pasi Themelorja më parë ia kishte vazhduar paraburgimin, deri në muajin shkurt, por ky vendim ishte marrë të njëjtën kohë kur gjykata e shkallës më të lartë ishte duke shqyrtuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për masën e paraburgimit.
“Megjithatë, në situatën kur për të njëjtit persona kemi një vendim nga Gjykata Supreme për caktimin e masës së arrestit dhe kemi vendimin tjetër nga kryetari i trupit gjykues për vazhdimin e paraburgimit, për faktin se vendimi për caktimin e paraburgimit është ndryshuar me vendimin e Gjykatës Supreme, atëherë ligjërisht dhe logjikisht duhet të vendoset sipas vendimit të Gjykatës Supreme, ashtu që kryetari i trupit gjykues duhet të shikojë dhe vlerësoi se a duhet të vazhdohet tani arresti shtëpiak apo të caktohet ndonjë masë tjetër. Prandaj brenda ditës pritet që të vendoset lidhur me këtë çështje”, ka thënë Gashi.
Albin Kurti bashkë me Albulena Haxhiu, Faton Topallin dhe Donika Kadaj – Bujupin akuzohen nga Prokuroria për veprat penale, përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar.
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...