Numër i vogël i policëve në trafikun e Gjakovës

13:46 | 28 Dhjetor 2015
M. A.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Gjakovës ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit, ku u tha se në vitin 2015 është paraqitur dukshëm më e mirë përsa i përket sigurisë, por jo edhe në sektorin e trafikut, ku vërehet mungesa e numrit të policëve dhe faktor kryesor për parregullsi të shfaqura vinë nga faktori njeri.

Në këtë takim, nga kapiteni Kristë Gjokaj, komandant i Stacionit Policor, është dhënë një rezyme e shkurtër, sipas të cilit në vitin 2015 është paraqitur dukshëm situatë më e mirë përsa i përket sigurisë, rendit dhe qetësisë publike në krahasim me vitet e shkuara.

Kapiteni Kristë Gjokaj ka potencuar vetëm një rast të ndodhur në këtë vit, e cila është kualifikuar si vrasje, pas raportimit të mëparshëm për zhdukje, dhe se rasti pos që është ndriçuar njiherit autorët janë edhe para autoriteteve të drejtësisë.

“Ky ka qenë një rast i izoluar dhe raste të tilla sensitive nuk janë shfaqur më në territorin e Komunës së Gjakovës”, është shprehur komandanti Kristë Gjokaj.

Nga i njëjti është thënë se situatë më e rënduar paraqitet në sektorin e trafikut, ku shprehet mungesë e numrit të policëve dhe faktor kryesor për parregullsi të shfaqura vinë nga faktori njeri, konkretisht nga vozitësit.

Raporti rreth përgatitjeve të bëra për festat e fund vitit është dhënë nga Ali Tafarshiku, këshilltar i kryetares së Komunës, Mimoza Kusari Lila, dhe kapiteni Kristë Gjokaj, të cilët janë shprehur nga të dy institucionet kanë bërë përgatitjet e duhura me kohë dhe se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident.

Diana Qarkaxhia, drejtore e Drejtorisë së Arsimit, ka dhënë informatën për mbarëvajtjen e procesit mësimor në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2015/2016, ku është vlerësuar si e mirë, e kjo ka ndodhur fal angazhimit dhe punës shtesë të bërë nëpër shkolla. Diana Qarkaxhia, konform kompetencave është shprehur se përsa i përket punësimit konkurset janë shpallur me kohë dhe çdo gjë ka qenë transparente. Ndërsa, sa i përket sjelljeve të mësimdhënësve në shkolla, drejtoresha Diana Qarkaxhia ka thënë se ka pas raste të raportuara për shkelje t? ? sjelljeve dhe se ndaj tyre janë marrë masat e merituara.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka miratuar edhe raportin e mbledhjeve të mbajtura gjatë vitit 2015.

Shpërndaje në rrjete sociale