Është dëmtuar shtegu i ri i ecjes dhe i vrapit në Taukbahqe, janë evidentuar nëntë mbetje të djegies shiritave të punimeve.
Kjo është bërë e ditur nga nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, e cila ka thënë se ende pa përfunduar shtegu i ri i ecjes dhe vrapit në Taukbahqe, shkruan Arbresh.info.
“Në orët e para të mëngjesit u lajmëruam nga qytetarët aktiv të lagjes se në shtegun që po shtrohet në parkun e Taukbahqes janë evidentuar nëntë mbetje të djegies së shiritave të punimeve. Me Granit Rugova dhe zyrtarë të sportit e të inspektoratit të Kryeqytetit pamë dëmtimet dhe lajmëruam policinë”, ka shkruar Sahatçiu.
Ajo ka shtuar se i dënojnë veprimet e tilla huligane që pengojnë punën dhe rrezikojnë qytetarët, derisa u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndjekin rastin deri në fund.
“Faleminderit banorëve të lagjes që edhe gjatë inspektimeve sot treguan se si ruhet puna e përbashkët. Puna do të vazhdojë dhe qytetarët do të shfrytëzojnë shtegun e përfunduar që ju takon shumë shpejtë”, ka shkruar nënkryetarja Sahatçiu./Arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër