Një 39 vjeçar nga Kosova është vënë në prangat e policisë Kufitare në Morinë, pasi akuzohet se tentoi që të fusë në Shqipëri një shumëllojshmëri mallrash kontrabandë.
Sipas policisë mësohet se gjatë kontrollit të vijës së dytë, në hyrje të vendit, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte 39-vjeçari, banues në Prishtinë, Policia gjeti një shumëllojshmëri mallrash, disa prej të cilave në kategorinë e mallrave për të cilat duhet paguar akcizë.
Në cilësinë e provës material uniformat blu kanë sekuestruar mallrat e gjetura në makinën e të arrestuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime