Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia është takuar me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Në këtë takim, Ristuccia ka shprehur falenderime për kontributin e Malit të Zi në KFOR, shkruan Arbresh.info.
“Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, pati një takim mjaft të frytshëm me kryeministrin e Malit të Zi, H.E. Dritan Abazovic, Z. Krsto Perovic, Sekretar Shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kol. Aleksandar Pantovic, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi dhe i falënderuan për kontributin e madh të Malit të Zi në KFOR.”, thuhet në njofitmin e KFOR-it.
Tutje gjatë takimit u diskutua për situatën e përgjithshme në rajon dhe përpjektjet e vazhdueshme të KFOR-it për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe në mbarë rajonin.
“H.E. Dritan Abazovic dhe gjeneralmajor Ristuccia diskutuan për situatën e përgjithshme në zonë dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe në mbarë rajonin.”, njofton KFOR-i./Arbresh.info.
Lexo edhe:
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...