Në profilin e tij në Facebook, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se përfaqësues të qeverisë kanë gënjyer publikun me të dhëna të pasakta që kinse komuna e Prishtinës e ka tepruar me buxhetin për vitin 205.
Ahmeti ka sqaruar se Komuna e Prishtinës këtë vit ka pas shpenzime rekorde. “Për herë të parë në histori të Prishtinës, janë shpenzuar deri në fund mjetet nga granti qeveritar, pra nuk humbet ASNJË EURO”, shkruan Ahmeti./arbresh.info
Postimi i plotë:
Ditëve të fundit, eksponentë të qeverisë kanë gënjyer publikun me të dhëna të pasakta të gjoja teprimit të buxhetit nga komuna e Prishtinës.
Për hir të së vërtetës dhe për ti dëshmuar qytetarëve se me kënd kemi të bëjmë punë i kemi lënë të flasin pa reaguar.
Mirëpo, tani na duhet ta themi të vërtetën. Sivjet Komuna e Prishtinës ka pas shpenzime rekorde.
– Buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2015 ka qenë 62 milion euro, ndërsa janë shpenzuar 64 milion euro, prej të cilave 24 milion euro në investime kapitale (me rekord në infrastrukturë).
– Për herë të parë në histori të Prishtinës, janë shpenzuar deri në fund mjetet nga granti qeveritar, pra nuk humbet ASNJË EURO.
– Do ti shpenzonim edhe bartjet në maksimum, por sivjet kemi pas mungesë të të hyrave të cilat i shpjegojmë në vijim.
Pra me gjithë bllokimet, tentim pengesat etj. Komuna e Prishtinës e përmbyll një prej viteve më të suksesshme në realizimin e buxhetit. Po të merrej qeveria me realizimin e investimeve kapitale të veta aq sa është marrë me bllokimin e Prishtinës, Kosova do ti kishte punët më mirë.
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...
Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë...
Abdixhiku: LDK-ja shënon rritjen më të madhe që ndonjë parti...
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...