Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka marrë pjesë sot në inaugurimin e “Murit të Nderit” në Parkun e Qytetit.
Me anë të një postimi në Twitter, Hovenier u shpreh se humaniteti i guximshëm i kosovarëve duhet të na frymëzojë për të ndihmuar të tjerët në nevojë, përcjell Arbresh.info.
“I nderuar të marrë pjesë sot në përurimin e Murit të Nderit në Parkun e Qytetit në Prishtinë, duke i bërë homazhe kosovarëve që u strehuan fqinjëve të tyre hebrenj gjatë Holokaustit. Njerëzimi i tyre i guximshëm duhet të na frymëzojë për të ndihmuar të tjerët në nevojë dhe për të dyfishuar përpjekjet tona drejt një shoqërie të drejtë ku të gjithë jetojnë në dinjitet dhe paqe – një shoqëri ku çnjerëzimi i kaluar kujtohet dhe nuk lejohet të përsëritet kurrë.”, ka shkruar Hovenier./Arbresh.info
Honored to attend the inauguration of The Wall of Honor at the City Park in Pristina today, paying tribute to Kosovans who provided refuge to their Jewish neighbors during the Holocaust. Their courageous humanity should inspire us to help others in need and to redouble our… pic.twitter.com/gIOpxQKJYA
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 23, 2023
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...