Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Polcisë në Pejë, Kolonel Shaban Shala me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në takim pune, Komandantin e komandës rajonale perëndim i KFOR-it, Kolonel Gabriele Vacca.
Sipas njoftimit, Shala e njoftoi komadant Vacca-n për gjendjen e sigurisë në rajonin e Pejës, shkruan Arbresh.info.
“Në kёtё takim pune u diskutua lidhur me çështjet e sigurisë së përgjithshme në Rajonin e Pejës, sfidat dhe planifikimet për të ardhmen që ndërlidhen me çështjet e sigurisë.”, thuhet në njofitm.
Gjatë këtij takimi u evidentuan marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe KFOR-it, si dhe u theksua rëndësia e formimit dhe vazhdimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi./Arbresh.info.


Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...