Makina e fundit që Mbreti Zog përdori në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes me në fund kthehet në Shqipëri. Ka qenë Autoriteti Portual i Durrësit që ka ndarë disa foto, teksa makina që ka përdorur mbreti Zog është futur në vendin tonë përmes Portit të Durrësit.
Makina e llojit Rover, prodhim i limituar i vitit 1949, e përdorur nga Mbreti Zog deri në vdekjen e tij në Paris më 1961, erdhi në vendin tonë pak ditë më parë nën kujdesin e Ambasadës Franceze në Tiranë dhe koleksionistit pasionant, Renis Bodinaku.
Kjo makinë do të jetë pjesë e muzeut që Bodinaku do të hapë në Tiranë. Makina që përdori Mbreti Zog në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes ishte prej shume dekadash pronë e një koleksionisti francez, por tashmë ajo ka mbërritur në Shqipëri, me të gjitha dokumentet origjinale.
Vuçiqi, Kallasit: Asociacioni, parakusht për përparim në dia...
Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama
Netanyahu: Gati për armëpushim të përkohshëm
“S’kemi votë për Haxhiun”, Kadriaj: Pa hezitim votojmë Selim...
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sez...
Vidhen të dhëna të qeverisë amerikane – zyrtarëve të Trumpit...