Stuhia tropikale Hilary po kalon nëpër Kaliforninë jugore, ku miliona njerëz janë paralajmëruar për përmbytje. Kjo është stuhia e parë e tillë që godet shtetin në 84 vjet, me shira rekord që godasin Los Anxhelosin, zonat e shkretëtirës dhe malore.
Sipas meteorologëve në Lugina e Vdekjes, në shkretëtirën Mojave, pritet të bjerë sasia e shiut që bie në 2 vjet nga kjo stuhi, ndërsa zona të tjera mund të presin totalin e një viti të tërë.
Guvernatori Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa Presidenti Biden ka urdhëruar ndihmë federale. Një person ka humbur jetën nga përmbytjet në Baja California të Meksikës. Zyrtarët paralajmërojnë se “përmbytjet katastrofike dhe kërcënuese për jetën” do të vazhdojnë.
Rrethet shkollore të LA dhe San Diego kanë pezulluar mësimet për të hënën, ndërsa qindra fluturime janë anuluar Më parë, një tërmet me magnitudë 5.1 goditi rajonin, duke tronditur banorët ndërsa po përgatiteshin për stuhinë Hilary, por nuk u raportuan dëme të mëdha.
Ekspertët thonë se ngjarjet e fundit jonormale të motit që godasin SHBA-në dhe vendet e tjera janë ndikuar nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit./abcnews.al
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...
Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McG...
Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për ...
Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja