Këtë vit Shqipëria zë vendin e parë të destinacioneve të preferuara të italianëve për të pushuar.
Një sondazh i kryer nga një prej agjencive turistike të Firencës të publikuar nga gazeta “La Nazione”, Shqipëria shihet gjithnjë e më shumë si destinacion për të kaluar lejen e Gushtit.
Shkaku kryesor është rritja e fortë e çmimeve në bregdetin italian duke e bërë atë të vështirë për t’u përballuar nga të paktën 2/3 e personave të pyetur. Sipas gazetës, personat e kontaktuar preferojnë një sezon me shpenzime më të ulëta dhe destinacione ndërkombëtare low cost.
Sipas sondazhit, në krye të preferencave është Shqipëria e ndjekur nga Greqia dhe Egjipti.
Më pak italianë të shtresës së mesme që bëjnë pushime në plazhet e Italisë thonë se janë në kërkim të destinacioneve ku mund të shpenzojnë më pak, por edhe për të zbuluar destinacione më pak të vizituara nga turmat masive thuhet në shkrim.
“Ata që largoheshin për dy javë tani lëvizin për një, ata që iknin për shtatë ditë tani e bëjnë për një fundjavë”, citon La Nazione./tch
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...