Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për gjuhën që ky i fundit e përdori dy ditë më parë ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli tha se në botën civilizuese, sidomos në shtetet më të zhvilluara dhe me demokraci të konsoliduar, asnjëherë s’ka dëgjuar që udhëheqësit e shtetit të ofendojnë gjyqtarët dhe prokurorët e tyre.
“Nuk kam dyshime për aftësitë e Kryeministrit tonë në udhëheqjen me popullin e Kosovës, por jam shumë kurioz për të kuptuar se çfarë kontribon në “qeverisjen me duar të pastërta”, kur njerëzit që ndihmojnë në këtë proces (prokurorët dhe gjyqtarët), nga vet drejtuesit e shtetit sulmohen”, tha Pacolli.
Ndryshe, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur të Kurtit, duke kërkuar nga ai qe ti ndal linçimet./Arbresh.info/
Përhapja e Ebolës në Kongo vlerësohet “thellësisht alarmante...
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv