Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë,
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se e gjithë përpjekja opozitaro-mediatike është që të përlyej një ministër të Lëvizjes që të thonë se edhe këta janë të korruptuar, por sipas tij ajo ditë nuk do të vijë.
“E gjithë përpjekja opozitaro-mediatike është që të përlyej një ministër të Lëvizjes që të thonë se edhe këta janë të korruptuar. Do te lodheni dhe kjo ditë nuk do të vije”, shkruan ai.
Tutje ai thotë se partia në të ciloën bën pjesë ai është në përputhje të plotë me zotimet e dhënë me 14 shkurt 2021.
“Jemi këtu në përputhje të plotë me zotimet tona të dhëna me 14 shkurt 2021: se do të çrrënjosim krimin dhe korrupsionin. Këto orvatje ndaj MINT por të tjera ministri janë pikërisht dëshmi e mosdorëzimit të Lëvizjes karshi nomenklaturës së moçme”, ka përfunduar shkrimin deputeti.
Ndryshe për ngjarjet që ndodhën sot në këtë ministri, e para e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari ka thirrur konferencë për media./Arbresh.info/
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...