Maqedonci me letër drejtuar ushtarëve të FSK-së

17:12 | 17 Gusht 2023
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci iu është drejtuar me letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrotjes dhe ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë letër ai thotë se, gjatë tërë jetës së tij i ka shërbyër vendit teksa shtoi se është përgjegjësi dhe nder i veçantë për marrjen e kësaj pozite, shkruan Arbresh.info.

Tutje, ministri Maqedonci tha se ka qenë dëshmitar i transformimit të FSK-së nga një forcë me kapacitete të kufizuara, në një ushtri profesionale siç është sot.

Ndër të tjera, ai shtoi se deri në këtë pikë është arritur përmes punës së palodhshme dhe bshkëpunimit me NATO-n ashtu si dhe shtetet aleate në veçanti SHBA-të.

Ministri i ri premtoi vazhdimin e transformimit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake, të gatshme për të përmbushur misionin e saj në tre pika kyqe: mbrojtjen territoriale, pjesëmarrjen në misione ndërkombëtare dhe sigurimin e mbështetjes për agjencitë dhe autoritetet civile.

Ndërkaq shtoi se së bashku do të kontribuohet në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke siguruar kështu sovranitetin dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

“Jam i ngazëllyer dhe i entuziazmuar të filloj udhëheqjen e këtij institucioni profesional të civilëve, ushtarëve dhe oficerëve, për të punuar së bashku në zgjidhjen e problemeve dhe përmbushjen e objektivave”, tha Maqedonci./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme