Bazuar në statistikat e Policisë, në Kosovë gjendet një numër i madh i armëve në posedim ilegal nga qytetarët.
Vetëm në vitin 2014 janë konfiskuar 1318 armë të tilla, përfshirë edhe 37.211 copë fishek te kalibrave te ndryshëm.
Kurse nga muaji janar e deri në muajin qershor të këtij viti janë konfiskuar 533 armë.
Përgjithësisht, nga viti 2003 e deri në vitin 2014 nga policia e Kosovës janë konfiskuar mbi 17mijë armë pa leje.
Armët që janë nëpër duar të qytetarëve nuk mund të legalizohen deri në vitin e ardhshëm ngase këtë vit është filluar me koncept dokumentin e miratuar nga Qeveria e Kosovës, këtë e ka bërë të ditur për Tribuna Channel, drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti.
Ai ka shtuar se arma duhet të jetë teknikisht në rregull dhe t’i posedojë të dhënat e nevojshme të cilat janë të rregulluara me ligj dhe më konventat ndërkombëtare dhe më Bashkimin Evropian.
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...