Muzeu Britanik në Londër e ka larguar nga puna një pjesëtar të stafit dhe policia është duke kryer hetime pas raportimeve se disa artefakte janë “zhdukur, vjedhur apo dëmtuar”.
Aty përfshihen bizhuteri, gjësende të arit dhe gurë të madhësive e formave të ndryshme.
Muzeu ka thënë se shumica e këtyre artefakteve janë ruajtur në një depo.
Drejtori i Muzeut Britanik, Hartwig Fischer, ka thënë se muzeu do të bëjë përpjekje për rregullim dhe gjetjeve të artefakteve.
“Ky është një incident tejet i pazakonshëm. E di që flas për të gjithë kolegët kur them se ne e trajtojmë me shume seriozitet ruajtjen e këtyre gjërave”.
Muzeu ka thënë se ndaj pjesëtarit të përjashtuar nga puna do të merren veprime ligjore.
Policia e Londrës ka nisur të bëjë hetime, ashtu sikurse vetë muzeu, ndaras./rel/
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...