Polonia, anëtare e NATO-s, ka përforcuar kufijtë e saj gjatë javëve të fundit shkaku i pranisë së Wagnerit në Bjellorusi.
Parada e Ditës së Forcave të Armatosura të vendit mund të ketë qenë një ngjarje vjetore për më shumë se një shekull, por kjo e këtij viti është më e madhja që nga Lufta e Ftohtë.
Dy mijë ushtarë polak dhe vendet e tjera të NATO-s marshojnë nëpër kryeqytetin Varshavë, së bashku me 200 pajisje ushtarake dhe 92 aeroplanë.
Helikopterët duke përfshirë Black Hawks dhe aeroplanë F-16 dhe FA-50 fluturuan mbi qiellin polak.
“Është gjithashtu një ditë e përkryer për të treguar forcën tonë, për të dëshmuar se kemi ndërtuar forca të fuqishme që do të mbrojnë në mënyrë efektive kufijtë tanë pa hezitim”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.
Parada mbahet çdo vit më 15 gusht, për të përkujtuar fitoren e Polonisë ndaj Ushtrisë së Kuqe të Bashkimit Sovjetik në vitin 1920. /Telegrafi/
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin